Dedikimi emocionues i Marselës për Arditin: Prita me orë të tëra në radhë…

Dedikimi emocionues i Marselës për Arditin: Prita me orë të tëra në radhë…

10:13 09/12/2019

Një dedikim emocionues ishte ai i këngëtares Marsela Çibukaj kushtuar Ardit Gjebreas.

Ky i fundit, pas përfundimit të “E diela Shqiptare” ku ishin të ftuar këngëtarët e “Kënga Magjike”, i dhuroi një buqetë me lule Marselës ndërsa po darkonin në një nga restorantët e kryeqytetit, pasi ajo i rrëfeu pëlqimin e madh që kishte ndaj tij si artist që në fëmijëri.

Më pas, në një postim në Instagram, Marsela i ka kushtuar disa fjalë zemre Gjebreas…

“Mami Adelina më kishte veshur bukur dhe më kishte prerë flokët “kapelon” kastile për eventin më të bukur të atij viti. Do shihja më në fund koncertin e Ardit Gjebreas në Vlorë. Prita me orë të tëra në radhë me lule në dorë me shpresën që të mos më prisheshin deri sa t’ja dhuroja në skenë artistit tim të preferuar. Arrita t’ja dhuroja ato lule më në fund duke u shtyrë mes njerëzve që këndonin “Jon” dhe ” Makina e Memories”. Kur iu afrova, mbaj mend që nuk arrita të thoja asnjë fjalë të vetme. Sa suprizuese është jeta. Edhe sot s’po gjej dot fjalët. Si mund ta imagjinonte dot ajo vajzë e vogël që ato 2 trëndafila një ditë do ti riktheheshin në një buqetë kaq të bukur pikërisht nga Artisti i saj i preferuar ? Mirënjohëse pa fund.”


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi