Regjisori dhe producenti Mevlan Shanaj ishte i ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”. Ai është padyshim një nga emrat më të njohur të artit, me mbi 50 vite karrierë në aktrim.

Shanaj është i martuar me Natasha Lakon, shkrimtare, poete dhe skenariste dhe kanë dy fëmijë. Njohja me të ka qenë shumë e bukur dhe mjaft e veçantë.

“Ishim studentë, unë tek Artet, Natasha tek korpusi qendror, për gazetare. Mjedise të përafërta aty. Një ditë, nuk di ç’ishte hapur një gropë atje, unë isha roje tek ato të ushtrisë, depo e armëve, bëja detyrën. Unë një ushtar me një pushkë në krah, kalon Natasha me shoqet. Natasha ka qenë tepër timide, e hollë, elegante dhe unë se ç’i thashë dhe ajo u hutua e shkreta dhe mend ra se ishte një kanal atje. Kështu ka ndodhur, ai ishte takimi i parë”.

Madje aktori bën edhe një dedikim për bashkëshorten e tij në studio.

Natasha ti e di që unë të çmoja jo vetëm aparencën, por të çmoja edhe kulturën dhe mendjen, vazhdoj ta çmoj”.

Sot është një ditë e shënuar për Mevlanin, pasi është edhe 75-vjetori i lindjes dhe bashkëshortja Natasha i bën atij një suprizë që e përlot aktorin.

“Ti më bëre mesdhetare, më bëre që ta kuptoj ç’është Mesdheu, ç’është bukuria e Mallakastrës sepse unë kam rënë për herë të dytë në dashuri kur kam parë Mallakastrën, për herë të parë nuk e tregoj. Dhe them gjithnjë që ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, mirëpo ja që të ra rasti të martohesh me mua dhe unë prandaj dëshiroj që në këtë moment shumë të bukur të jetës sonë, të shfaqem edhe aty në ekranin e televizionit që të jem aty pranë teje, jo si aktore, por si një bashkëpuntore dhe një njeri që më pëlqen fjala lidhje, më shumë sesa dashuri. Sepse lidhja është diçka shumë e bukur. Gëzuar edhe çfarë të them unë, të them hajde në shtëpi, kthehu sa më parë se të presim”.

“Nuk e dija që Natasha më bënte prapaskena, unë e di që më tregon gjithçka. Është hera e parë që konstatoj që Natasha bën gjëra pa i ditur unë“, tha regjisori në studio./tvklan.al