Juristja më e famshme në Shqipëri dhe njëkohësisht edhe drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” te e “E Diela Shqiptare”, Eni Çobani, sot feston përvjetorin e martesës.

Në këtë ditë speciale për të dhe për bashkëshortin e saj, Avenir Shehu, Çobani ka zgjedhur ta urojë të shoqin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku bashkëngjitur një fotoje shkruan:

“Si sot 20 vjet më parë i thamë njëri-tjetrit ‘Po’ dhe sigurisht që vitet treguan që jeta është dhe bëhet e bukur, kur ti ke në krah njeriun e duhur. Paçim jetë e gëzofshim sa më shumë si këto ditë Ave”.

 Ndërkohë në një foto tjetër, ku ajo duket mjaft e lumtur pranë bashkëshortit, Çobani shkruan:

“20 vjet është një jetë dhe që të flasësh duhet ti jetosh. Kaluan dhe më duket se jemi në muajin e parë të lidhjes tonë”.

 

 

Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente në rrjetin social nga dashamirës dhe fansa të juristes së mirënjohur./tvklan.al