Radhë të gjata në të tre pikat kufitare

Që prej orës 6:00 të mëngjesit të ditës së sotme në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut ka rënë sistemi. Defekti i sistemit të përpunimit të të dhënave nga policia kufitare maqedonase ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa.

Dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuara prej orësh pikat kufitare të Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goriceës. Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori i Shqipërisë, pasi po punohet manualisht.

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.

Tv Klan