Defender 2023, Kim: Shqipëria, e përkushtuar ndaj NATO-s



Defender 2023, Kim: Shqipëria, e përkushtuar ndaj NATO-s

15:12 25/10/2021

Mbi 120 planifikues ushtarakë nga 30 vende të ndryshme u mblodhën sot në Tiranë për një konferencë planifikimi përpara stërvitjes Defender Europe 2023.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikane Yuri Kim, Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit Gjeneral Major Begaj mirëpritën grupin sërish në Shqipëri për një tjetër moment historik në angazhimin e vendit ndaj sigurisë rajonale dhe detyrimeve të NATO -s, pas përfundimit të suksesshëm të Defender Europe 2021 gjatë këtij viti.

“Të shohësh flamujt e vendeve tona në uniformat e atyre që stërviten krah për krah, dërgon një mesazh të fuqishëm për miqtë tanë, ashtu edhe për kundërshtarët tanë, se kombet tona nuk do të prapësohen së mbrojturi miqtë dhe aleatët tanë… Përgjatë kohës tuaj këtu në Shqipëri, jam e sigurtë se do të përjetoni të njëjtën mikpritje, ngrohtësi dhe bukuri të Shqipërisë që unë kam dëshmuar. Shqipëria, ashtu si kombet e përfaqësuara në këtë vend, është e përkushtuar ndaj aleatëve të saj në NATO dhe ka treguar vazhdimisht se është një mike dhe aleate e vërtetë dhe guximtare e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mund të kishim kërkuar më shumë se kaq,” u tha Ambasadorja Kim planifikuesve ushtarakë këtë mëngjes./tvklan.al








Të ngjashme