Profesione të tilla si agronom, inxhinier pyjesh, zooteknik apo specilistë për mbrojtjen e bimëve po shkojnë drejt zhdukjes. Kjo pasi të rinjtë po drejtohen përherë e më pak drejt këtyre programeve të studimit. Në Universitetin Bujqësor janë 8 programe studimi që rrezikojnë të mbyllen. Për rektorin e universitetit Fatbardh  Sallaku , këto programe, jo vetëm për universitetin, por edhe për vendin kanë një rëndësi të veçantë kombëtare.

“Degët agronomi, zooteknik, inxhinjeri pyejesh, mbrojtje bimësh… këto janë programe prioritare për vendin dhe ekonominë. Bujqësia është priroitet…dhe nëse këto degë mbyllen ku do ti gjejmë burimet njerëzore”, është shprehur rektori i Universitetit Bujqësor Fatbadh Sallaku.

Qeveria shqiptare prej vitit 2016 ka vendosur si kriter notën mesatare të pranimit të kandidatëve  në universitete, fillimisht ishte 6 dhe po vjen duke u rritur vit pas vitit. Për vitin akademik 2021-2022 pritet të jetë 7. Por ky kriter sipas drejtuesve të universiteteve cilësohet si penalizues për shumë degë.

“Universiteti bujqësor i Tiranës është unik dhe siguron profesione tradicionale të cilat kanë një rëndësi kyçe në ekonominë dhe zhvillimin bujqësor të vendit”, është shprehur ai.

Klan News