Ka degjeneruar në ofendime e deri në përdorimin e gjuhës së rrugës, mbledhja e Këshillit Bashkiak, teksa anëtarët diskutonin tarifat për hotelet, pjesë e paketës fiskale të Bashkisë.
Pas kësaj, kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes.
Në një mbledhje që zgjati prej orëve të para të mëngjesit të së mërkurës deri në orët e vona të mbrëmjes, Këshilli Bashkiak miratoi me votat e mazhorancës, buxhetin e vitit 2016, paketën fiskale dhe vendimin që Kinema “Agimi” të jepet me qera për 5 vjet.
Tv Klan