Një person është plagosur si pasojë e një konflikti që ka ndodhur në zonën e Kopshtit Botanik në kryeqytet. Nga burime policore mësohet se sherri mes dy personave ka degjeneruar në dhunë me sende të forta.

Si pasojë e përleshjeve, ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit. /

tvklan.al