Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë zhvillimit të një mbledhjeje të Komisionit për Integrimin Europian pasi dikush kishte harruar mikrofonin ndezur.

Teksa kryetarja e komisionit, Rudina Hajdari, bënte apelin për të gjithë deputetët e pranishëm, dëgjohet zëri i një personi, i cili ka tërhequr vëmendjen me gjuhën e përdorur.

“Dëgjo këtu ti pederast m*ti”, dëgjohet të thuhet në video. Më pas një person tjetër përgjigjet duke thënë: Pse ça bëra unë?

Nuk dihet se cilët kanë qenë personat e përfshirë në këtë bisedë.

Mësohet se ky incident ka ndodhur të martën, ku komisioni përkatës zhvilloi mbledhjen virtuale dhe miratoi projekt rezolutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”./tvklan.al