Në kushte të papranueshme po zhvillohet mësimi në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” të Elbasanit. Mure të rëna, dyer gati të shkatërruara, dritare të thyera dhe lagështira prezente në çdo klasë, është pamja me të cilën përballen çdo ditë nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle 9-vjeçare.

Qytetarët kanë dërguar në rubrikën

“Kallëzo”

tvklan.al

fotografi të degradimit të kësaj shkolle. Këtu mësojnë gati 300 nxënës, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në këto kushte aspak të pranueshme. Kjo situatë në këtë shkollë vazhdon prej disa vitesh, dhe vazhdimisht ka patur protesta nga mësuesit dhe prindërit e nxënësve për shkak të amortizimit të saj.

Gati-gati e rrënuar, në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” nuk është vënë dorë prej vitesh, deri sa në vitin 2017 u prezantua një projekt për të transformuar tërësisht këtë shkollë dhe për t’i dhënë një fytyrë të re. Që prej atëherë, asgjë nuk ka ndryshuar. Shkolla 9-vjeçare vazhdon të degradojë. /

tvklan.al