Media gjermane artikull për turizmin shqiptar

Turizmi shqiptar vijon të jetë në qendrën e vëmendjes së mediave ndërkombëtare. “Magjia e rivierës shqiptare, aty ku bashkohen jugu dhe lindja”-me këtë titull e nis artikullin e saj prestigjiozja gjermane Dei Zeit.

Në artikull, Shqipëria vlerësohet mes Kroacisë dhe Greqisë për plazhet, malet dhe pamjen piktoreske të natyrës shqiptare. Dei Zeit ndalet në Sarandë, qytetin më të madh të rivierës së jugut.

“Në Kodrat pas shëtitores qëndrojnë qytetet turistike. Uji blu, ushqimi i shijshëm plazhet e virgjëra dhe hotelet e lira’-gjermanët tashmë e dinë ku ndodhet Shqipëria”, shkruhet në artikull.

Ndalesa e radhës e gazetares Viktoria Morasch është Ksamili i cili njihet për gjiret dhe ishujt e tij mahnitës i mbushur me turistë të shumtë. Për të vijuar më pas me Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku gjetjet  më të vjetra datojnë në shekullin e 10 para Krishtit.

Në artikull përmendet Lukova, plazhi me guralecët të bardhë. Por nuk mungon edhe Vunoi.

Gazetarja Viktoria Morasch shkruan se vitin tjetër sërish do vizitojë Shqipërinë me të gjithë gjermanet e tjerë që njeh.

Vetëm në këto 7 muaj , mbi 100 mijë turistë gjermane kanë vizituar Shqipërinë, nga 52 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifra këto që bëhen publike nga kryeministri Edi Rama.

Tv Klan