Tetori i këtij viti ka qenë 1.1 gradë Celsius më shumë se niveli normal i nxehtësisë

Periudha 2010–2019 konsiderohet si dekada më e nxehtë që ka shënuar rekord në histori. Bazuar në Organizatën Botërore Meteorologjike, edhe viti i ardhshëm do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe sipas llogaritjeve të bëra, viti 2020 do të zërë vendin e dytë ose të tretë në historinë e njerëzimit si viti më i nxehtë.

Këtë vit, vala e të nxehtit përfshiu thuajse gjithë globin. Amerika e Jugut, Europa, Azia, Afrika janë përballur me një situatë të pazakontë të nivelit të nxehtësisë. Ndërsa Amerika e Veriut, ndryshe nga kontinentet e tjera u përball me temperatura të ulëta.

Në Qershor dhe Korrik të këtij viti, Europa u godit nga dy valë të mëdha. Në Francë termometri shënoi 46 gradë Celsius dhe kapi një rekord të ri kombëtar.

Regjistrime të reja kombëtare u vendosën gjithashtu në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Luksemburg dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Australi, temperatura mesatare e verës ishte më e larta, krahasuar me vitet e tjera.

Sipas raportit “Klima Globale për vitin 2019”, temperatura globale edhe në muajin Tetor të këtij viti ka qenë 1.1 gradë Celsius shumë se niveli normal I nxehtësisë.

Klan Plus