“Sot publiku duhet të kuptojë se ti je në finale!”– ishte kjo fjalia e Adi Krastës që bëri Alis të shpërthente në lot.

Edhe pse jemi në natën e shtatë të X-Factor në Tv Klan, Adi Krasta e ka zgjedhur që tani finalistin e parë shumë netë para finales.

“Do të them atë që Rafaella Carra i tha Elhaidës në “The Voice Italia”, shumë episode para finales. Ti për mua sot ke garantuar vendin në finale”.

Konkurrenti këndoi sonte “Listen” të Beyonce, duke marrë vlerësime maksimale nga juria dhe një super vlerësim nga Adi./tvklan.al