Pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim për reformën zgjedhore që i la topin Lulzim Bashës për të firmosur marrëveshjen, ka ardhur reagimi i kryedemokratit.

Basha u përgjigj shkurtimisht nga oborri i selisë blu, duke thënë: “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”.

Ambasadorja amerikane deklaroi më herët se pas 9 orësh diskutime me përfaqësuesit e PD, PS, LSI dhe me Rudina Hajdarin, është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore. Yuri Kim falenderoi Partinë Socialiste në pushtet për rolin e saj në këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës për ta pranuar. /tvklan.al