E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një vajzë 23-vjeçare të cilës nuk i ka ecur aspak mirë me partnerët që ka pasur. Vajza nga Vlora ka dy fëmijë një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 2 vjeç. Ajo është martuar pa dëshirën e saj nga prindërit në moshën 16-vjeçare. Sipas saj martesa nuk funksionoi pasi ish-vjehrra nuk e donte, debatet mes tyre çuan në divroc çiftin.

Pas kësaj martese 23-vjeçarja njohu një djalë tjetër me të cilin nisi të bashkëjetonte, por ky i fundit e dhunonte sistematikisht, gruaja kërkoi ndihmë dhe u rehabilitua në një qendër kundër dhunës, në atë qendër ajo mësoi se ishte dhe shtatzënë ,vajza lindi në kushte të tilla. Pas daljes nga qendra, gruaja rimatohet sërish me dikë tjetër, por edhe kjo martesë dështoi.

23-vjeçarja ka treguar se nuk ka marrëdhënie të mira as me prindërit të cilët nuk e pranojnë në shtëpi, veçanërisht me babain. Ajo shprehet se babai i saj e ka trajtuar si një plaçkë të vjetër dhe madje ka tentuar ta shesë.

23-vjeçarja: Prindërit ma kanë dhënë mua këtë rrugë.

Mirela Milori: Çfarë rruge?

23-vjeçarja: Sa herë që ndahesha unë, do gjente një njëri që të më martonte si një plaçkë e vjetër që ngelet në mes të rrugës dhe duhet ta shesësh me patjetër. Unë kam qenë edhe në depresion, babai ka dashur të më shiste, nuk e di se më kë por e kam marrë vesh më mbrapa. Unë mendoja që po tallej, por më mbrapa e kam kuptuar dhe i thashë mamit që ky do të më shesë, por ajo nuk më ka besuar, as vëllai nuk më ka besuar. Babai është mësuar kështu sepse është rritur pa prindër.

Mirela Milori: Ka dashur të të shesë, kjo është shumë e rëndë. Ma saktëso pak, ku dhe si?

23-vjeçarja: Ma ka thënë një çun në telefon, më tha do vesh, do bashkëjetosh me njërin, ka lokal etj. Nuk e kuptova dhe i thashë si do shkoj, ku do shkoj?

Mirela Milori: Pse mendon që ka qenë babai jot ai që të ka shitur?

23-vjeçarja: Ma ka thënë edhe një person tjetër që e ka dëgjuar këtë muhabet në lokal. Ka qenë një i afërmi jonë që e ka dëgjuar bisedën që po bënte për të më shitur.

Mirela Milori: Pse ke këtë marrëdhënie me babin, që thua donte të të shiste, që nuk të hapte derën?

23-vjeçarja: Babai nuk më ka përkrahur asnjëherë, vetëm ka ushtruar dhunë. Jo vetëm me mua por edhe me me fëmijët e tjerë dhe me nënën. Nuk kam marrëdhënie të mirë me të që të qaj një hall, ti tregoj ndonjë problem. /tvklan.al