Në mbrëmjen e ndërrimit të viteve tek emisioni i Rudina Magjistarit në Tv Klan ka qenë i ftuar një panel mjaft interesant ku përbëhej nga mjeku Pëllumb Pipero, gazetarja Fatma Haxhialiu, këngëtarja e njohur Irini Qirjako, Lorida Kolgeci “Miss Globe 2020”, drejtor i programacionit i TV KlanAlbert Dumani,moderatorjaGerta Gixhari dhe Jerina Lalaj, konsulente imazhi.

Ata kanë bërë një lojë mjaft interesante që quhej loja e goglave dhe në to ishin disa pyetje të përgatitura për ta. Këngëtares Irini Qirjako u pyet nëse do pozonte nudo nëse do ishte modele në një klasë arti dhe ajo u përgjigj se do e bënte dhe nuk ka asnjë gjë të keqe.

Pyetja e parë e Irini Qirjakos ishte: Nëse do ishte modele, e në një klasë arti a do pozoje nudo?

Irini Qirjako: Unë kam qenë në lice dhe domethënë nxënësit e pikturës që kam pasur në klasë pikturonin modele nudo.

Rudina Magjistari: Kështu ti vetë nëse do ishe një modele?

Irini Qirjako: Po pse të mos e bëja, nuk ka asnjë gjë të keqe.

Fatma Haxhialiu: Ku ka më të bukur sesa trupi i një gruaje që është një vepër arti.

Moderatoja Fatma Haxhialiu lexon pyetjen e saj të parë e cila ishte: Çfarë vesh për të fjetur natën?

Fatma Haxhialiu: I jam bërë ferr tim shoqi sepse vesh vetëm T-shirt-et ose kantieret e atij edhe për të ndenjur në shtëpi.

Rudina Magjistari: Është seksi.

Fatma Haxhialiu: Po është shumë seksi deri në momentin që ai tjetri zbulon që nuk ka asnjë gjë për të veshur. /tvklan.al