Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është diskutuar për një temë mjaft interesante, idhujt dhe modelet që na frymëzojnë dje dhe sot, si kanë ndryshuar dhe sa të rëndësishëm janë modelet që ndjekim në jetë për të arritur edhe ne suksesin tonë. Të ftuar në studio kanë qenë Adriatike Lami poete dhe shkrimtare, moderatorja Einxhel Shkira, dhe gazetarët Doreada Miogazetare e Andi Vrapi.

Einxhel Shkira është shprehur se të bëhesh botë e televizionit është shumë e vështirë duke rënditur disa nga gjërat negative që çdo kush përballet.

Einxhel Shkira: Shumica e figurave nuk janë të sinqertë me ndjekësit e tyre për mënyrën se si kanë arritur apo për prapaskenat e të qënit kaq i famshëm ose i suksesshëm.

Einxhel tregon se ka shumë vajza që i shkruajnë dhe e pyesin se si të bëhen të famshme apo pjesë e televizionit dhe moderatorja preferon që t’i tregojë në fillim anët negative.

Einxhel Shkira: I tregoj që do kesh gjithmonë njerëz mbi kokë të cilët nuk do e bëjnë aq të lehtë. Nëse ti meriton të bësh diçka më shumë dhe ai më lart e ty të lë të rrish tek cepi i studios, ty të sheh gjithë bota që të kanë lënë tek cepi dhe je e paaftë, kjo është një gjë psikologjike që të godet.

Dimë, dëgjojmë dhe shumë pak njerëz e thonë me zë të lartë pjesën e favoreve dhe ngacmimeve seksuale që mund t’i bëhen femrave në televizion apo në botën e showbizit dhe këtë vajzat duhet ta kenë parasysh që nuk është vetëm në Shqipëri, por kudo në botë dhe akoma femrat nuk kanë arritur ta luftojnë apo zhdukin si fenomen.

Ato mendojnë se është një punë shumë e paguar, por jo gjithmonë është shumë e paguar. Mua në dy vitet e para të punës sime më është dashur të harxhoj më shumë sesa fitoja dhe të bëj dhe një punë tjetër që unë të mund të mbaja punën e televizionit dhe të ndiqja ëndrrën time. Dua t’i them gjithashtu se jo çdokush është i prerë për të dalë në ekran. Dikush duhet t’i bëjë dhe ato punët e tjera. Nuk mundemi që të gjitha vajzat e Shqipërisë të jemi persona publikë apo vajza Instagrami. Këtë bisedë po bëja me mamin dhe ndoshta po tregohem shumë e keqe dhe njerëzit do më sulmojnë për këtë pjesë, dikush duhet t’i lajë dhe pjatat, dikush do bëjë dhe puntoren e thjeshtë, dikush do bëjë dhe sanitaren sepse nuk mundet që një brez i ri, të gjitha vajzat të jenë vajza televizioni. /tvklan.al