Deklarata e papritur e Gjuzit: Nuk ka Covid, është grip stinor



Deklarata e papritur e Gjuzit: Nuk ka Covid, është grip stinor

10:21 29/10/2020

Deputeti opozitar Kujtim Gjuzi nuk e ka pritur mirë mungesën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ditën e sotme në Kuvend, pasi u infektua me Covid.

Gjuzi tha se në momentin që ai kërkon ministra për interpelancë “”i ndihmon” Zoti që të jenë me grip”. Deputeti deklaroi se nuk ka Covid, por thjesht grip stinor.

“Kam një kërkesë për interpelancat e jashtëzakonshme, por kur duhet të vinë tek unë “i ndihmon” Zoti ministrat që të jenë me grip stinor. Shqiptarë nuk ka Covid. Gripi është stinor. Është stinor, nuk ka grip”, tha Gjuzi, deklarata e të cilit nuk u prit mirë nga deputetët e mazhorancës.

Gjuzi tha se e kërkon ministren në interpelancë për grevën e grave të naftëtarëve.

“Ju zonja këtu duhet të shkoni tek greva”, tha ai duke iu drejtuar deputeteve të mazhorancës./tvklan.al




Të ngjashme