Reagime të forta ka patur ndaj deklaratës së ministrit japonez të Buqësisië, i cili u shpreh se nuk blen kurrë oriz sepse e merr atë falas.

Kjo zemëroi opinionin publik, pasi çmimet e ushqimeve në vendin e tij janë rritur ndjeshëm dhe shumë qytetarë nuk po sigurojne dot jetesën.

Ministrit Taku Etō i është kërkuar dorëheqja, pasi pretendoi gjatë një aktiviteti në fundjavë se nuk kishte pasur kurrë nevojë të blinte oriz, duke qënë se mbështetësit e tij i ofrojnë aq shumë sa është i gatshëm edhe ta shesë.

“Pyesja veten nëse ishte e drejtë që unë të qëndroja në krye të Ministrisë së Bujqësisë në një kohë kaq kritike për çmimet e orizit dhe arrita në përfundimin se nuk ishte kështu”, tha Eto, duke njoftuar largimin e tij nga kjo detyrë.

Dorëheqja e ministrit të Bujqësisë ka rritur presionin mbi Kryeministrin Shigeru Ishiba, i cili tashmë po përballet me kritika të ashpra për masat e tij të pamjaftueshme për të frenuar rritjen e çmimeve të orizit dhe për të adresuar krizën e përgjithshme ushqimore që po prek qytetarët.

Klan News