Deklaratat e Albin Kurtit përplasin analistët

Deklaratat e Albin Kurtit përplasin analistët

21:58 10/10/2019

“Tope the ti, ti po manipulon”

“Nëse do mund të bëhej bashkimi përnjëherë i shqiptarëve në Ballkan në një shtet, shansi historik ka qenë i viteve 90,91,92 (në kohën kur u shkatërrua Jugosllavia)”. Kjo deklaratë e Albin Kurtit në intervistën e dhënë mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion”, përplasi analistët e ftuar këtë të enjte në studio. Për Preç Zogajn kjo deklaratë tregon tërheqje nga ideja e bashkimit kombëtar. Por ndryshe mendon Armand Shkullaku, i cili e akuzon Zogajn për manipulim.

Preç Zogaj: Albin Kurti është një figurë politike që ka predikuar bashkimin kombëtar dhe si me thënë tërhiqet nga kjo ide dhe kërkon ta fshehë tërheqjen nga kjo ide, tek një sipas tij, dështim i bashkimit kombëtar në të kaluarën. Ti ke predikuar tërë kohën bashkimin kombëtar, kur vjen momenti do tërhiqesh sepse e kuptim se ajo ka qenë një gjë retorike, atëherë për ta fshehur këtë tërheqje, ia faturon një dështimi sipas tij të bashkimit kombëtar vite më parë.

Armand Shkullaku: Nuk ishte kështu, e nxore komplet nga konteksti, ose nuk e ke dëgjuar intervistën e plotë sepse ky që po thua ti është manipulim

Preç Zogaj: Cili është manipulim?

Armand Shkullaku: Që ky po heq dorë nga ideja tani që u bë Kryeministër se nuk ia mban të flasë për bashkim kombëtar dhe po e justifikon këtë me shans historik. Kjo që po thua ti është manipulim. Po nxjerr diçka nga konteksti për të treguar që ai burri aty që është zgjedhur Kryeministër nuk paska tope që t’i shkojë deri në fund idesë së tij.

Preç Zogaj: Atë po e thua ti, kush ta tha? Tope the ti, ti po manipulon. Tani më ler ta mbaroj unë njëherë. Nuk ka asnjë manipulim.

Armand Shkullaku: Ose ta japë Fevziu të plotë intervistën se ai nuk ka thënë që po heq dorë se humbi shansi historik./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori