Anulohet shfaqja e fundvitit e “engjëjve”

“Prodhojmë vetëm për masat small, ose të vogla, jo më shumë, dhe nuk prodhojmë për komunitetin LGBT”. Kjo deklaratë e kompanisë më të famshme të veshjeve intime për femra Victoria’s Secret duket se i ka kushtuar shumë, duke çuar në anulimin e shfaqjes së fundvitit.

Shitjet ranë menjëherë pas deklaratës, por përfaqësues të kompanisë thonë se arsyeja e anulimit është ndryshimi i strategjisë së marketingut, pasi shitjet sipas tyre kanë rënë nga konkurrenca e firmave të tjera që janë në treg me çmime më të lira.

Gjithsesi shitjet e Victoria’s Secret ka qenë në rënie vitet e fundit. Audienca televizive e shfaqjes së dhjetorit të kaluar ishte 3.3 milion amerikanë, krahasuar me 12 milion në 2001 kur u transmetua për herë të parë.

Tv Klan