Deklarimi i pasurive të politikanëve të Kosovës




Deklarimi i pasurive të politikanëve të Kosovës

17:42 20/07/2021

Ekspertët: E ka humbur qëllimin, nuk hetohen të gjithë

Çmime mbi vlerën që mund të ketë një pronë, apo çmime më të ulëta se vlera në treg, mospërputhje e deklarimeve të pasurisë nga viti në vit, apo mospërputhje e kredive me të ardhurat vjetore vërehen në shumë deklarime të të zgjedhurve të popullit dhe zyrtarëve të tjerë që e kanë obligim me ligj të deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Por jo të gjithë hetohen, AKK çdo vit bën përzgjedhjen me short dhe personave që u bie shorti i nënshtrohen një hetim të detajuar të pasurisë së deklaruar.

Gëzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se me këtë qasje që është duke ndodhur deklarimi i pasurisë e ka humbur kuptimin. Ndërsa fajet ia hedh AKK-së.

Por kreu i Agjencisë thotë se janë të fokusuar te 20-shi për të cilët hidhet shorti për kontroll të pasurisë meqë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme.

Aktualisht është duke grupet punuse janë duke punuar në ndryshimet e ligjit për deklarimin e pasurisë.

Për vitin 2020, 4892 zyrtarë janë obliguar të deklarojnë pasurinë, prej tyre 56 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 25 nuk e kanë deklaruar fare ndërsa 28 janë vonuar për shkaqe të ndryshme të arsyeshme.

Tv Klan





Të ngjashme