Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë Rajana Jates, e dyshuar për shpërdorim detyre

Rajana Jata, e cila ka ushtruar detyrën e kryesekretares në Prokurorinë e Tiranës, është vënë në akuzë. Ajo dyshohet se gjatë një hetimi me metoda  proaktive gjatë vitit 2021, ka dekonspiruar hetimet e prokurorisë.

Bëhet fjalë për një çështje e cila kishte mbërritur për kopetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se Jata ka telefonuar dhe ka vënë në dijeni një person i cili ishte nën hetim nga organi i akuzës. Po i njëjti buim bën me dije se Rajana Jata sapo ka marrë zarfin e mbërritur nga SPAK dhe ka parë emrin e ka paralajmëruar personin ndaj të cilit po kryheshin hetime.

Gjata përgjimeve të personit të dyshuar u zbardh edhe telefonata e kryesekretares. E gjendur përballë këtij fakti, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe ka kërkuar masën e pezullimit nga ushtimit të detyrës për Rajana Jatën.

Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e prokurorisë dhe kanë caktuar masën e sigurimi person në mungesë. Ajo akuzohet për dekonspirim hetimesh dhe shpërdorim detyre. 

Hetimet janë duke u kryer nga drejtuesi i prokurorisë Arenc Cela. Po ashtu Klan News mëson se janë duke u kryer një sërë veprimesh hetimore për të parë nëse Jata ka dekonspiruar edhe hetime të tjera. 

Klan News