Një skenë komplet ndryshe këtë vit për Festivalin Kombëtar të Këngës. Jemi mësuar që në festivalin më të bujshëm të muzikës, përveç këngëve të reja të shijojmë dhe bukurinë e skenës. Jemi mësuar që skenografia e festivalit të karakterizohet nga pamje të bukura dhe ndonjëherë me pamje antike.

Këtë vit skena e festivalit do të jetë krejt ndryshe. Skenografi i saj Bashkim Zahaj ka vendosur që në skenë të vendosë një skelet të një makine të prishur si dhe objekte të tjera që sipas tij do të tregojnë shkatërrimin dhe zymtësinë që ka pllakosur jo vetëm Tiranën por gjithë Shqipërinë.

Idenë e një makine të prishur, komponentë në skenografinë e festivalit të këtij viti, e forcon dhe prezenca e disa makinave të prishura pranë Pallatit të Kongreseve. Organizatorë të festivalit thonë se ata po zgjedhin makinat më të shkatërruara që do të jetë dhe simbol i Festivalit të Këngës ’98./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj