Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan shfuqizoi Dekretin e Emergjencës të Presidentit Trump, që mundëson ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën pa miratimin e Kongresit.

Siç duket edhe në këto shifra, me demokratët që kanë shumicën në dhomën e përfaqësuesve bashkuan votat edhe 13 republikanë. Këta të fundit kanë shumicën në Senat, por në votimin për murin disa republikanë kanë paralajmëruar votën kundër Trump-it, çka do të vulosë shfuqizimin e Dekretit të Emergjencës. Për demokratët, gjendja e emergjencës është e jashtëligjshme pasi ata nuk e konsiderojnë krizë dyndjen e emigrantëve dhe refugjatëve nga Amerika Latine.

“Nuk do t’i japim asnjë presidenti, republikan apo demokrat qoftë, një çek të bardhë që shpartallon Kushtetutën amerikane”.

Për republikanët nga Teksasi, problem nuk është vetëm dyndja e refugjatëve.

“Jemi në luftë në kufirin jugor me kartelet e drogës nga Meksika”.   

Projekti i murit i paraqitur nga Trump arrin vlerën e 5.7 miliardë dollarëve. Dekreti i 15 Shkurtit i mundësonte një fond emergjencash prej 8 miliardë dollarësh. Opozitarët demokratë nuk lejuan në Kongres miratimin e projektit, duke shkaktuar mbylljen 35 ditore që qeverisë, kriza më e gjatë në histori.

Tv Klan