Presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërkon verifikim për emrat e ministrave të rinj të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Klan Neës raporton se letra e Presidentit ka shkuar në prokurori dhe kërkohet që të ketë një skanim të ministrave përpara se të dekretohen dhe të betohen për vijimin e punës në qeverinë “Rama 3”.

Presidenti kërkon informacion nga akuza “Nëse për këta shtetas disponon informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor kërkojmë që të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm. Lutemi, që ky informacion të na përcillet brenda një kohe sa më të shpejtë, pasi sic ju e dini sipas nenit 98  të Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të duhet të shprehet mbi këto emra brenda 7 ditëve nga administrimi i propozimit prej kryeministrit”.

Ndërkohë një ditë më parë Ilir Meta dekretoi Edi Ramën si Kryeministër për qeverinë e re. Pas dekretimit Rama i ka dërguar emrat e kabinetit të ri, që ka disa emrat të rinj.

Qeveria “Rama 3”

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi

Ministri i Financave, Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit, Evis Kushi

Ministri i Kulturës, Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali

ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali

Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

Ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.

/tvklan.al