Mark Babani dorëzon shenjat e gishtërinjve

Posta

Mark Babani dorëzon shenjat e gishtërinjve

13:04 18/09/2019

Babani akuzohet nga PD së ka fshehur arrestimin në itali

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve në Policinë Shkencore.

Më pas të dhënat do t’i dorëzohen njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikime të mëtejshme.

Babani akuzohet nga Partia Demokratike se ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit problemet që ka patur më herët me drejtësinë italiane.

Sipas PD-së, kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës është arrestuar në shtetin fqinj në vitin 1994 për vjedhje makinash, por Babani ka hedhur poshtë këto pretendime.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi