PD letër KQZ: Shkarkoni kryebashkiakun e Vorës

PD letër KQZ: Shkarkoni kryebashkiakun e Vorës

10:14 30/10/2019

Basha: Zgjedhje të parakohshme, qeveria të reflektojë

Partia Demokratike i ka kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Sipas selisë blu, tashmë është zyrtarisht e konfirmuar edhe nga prokuroria se ai ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit për ndalimin me para të falsifikuara dhe me identitet të rremë në Greqi vite më parë.

Në letër, Partia Demokratike thotë se për këtë vepër, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e Kajmakut deri në 4 vjet burg. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se mbajtja në detyrë e Kajmakut e ka një arsye.

Basha i kërkon qeverisë të reflektojë duke u dhënë mundësi qytetarëve të vendosin me zgjedhje të lira.

“Kemi një qeverie me një Kryeministër që nk ka më asnjë ide, asnjë vullnet për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë dhe që është kapur me thonj pas pushtetit. Nuk është kurrë vonë për të reflektuar, prandaj dhe thirrja ime ndaj Partisë Socialiste është të reflektojë sa nuk është vonë. Por natyrisht kjo nuk është një situatë që mund të vazhdojë pafund. Ndërkohë që ne përgatisim ofertën tonë për të xnjerrë vendin nga kjo krizë, të jeni të sigurtë që edhe durimit të njerëzve u vjen fundi. Ka ardhur koha të ndërtojmë një demokraci ku çdo shqiptar ndihet aksionar i përfshirë në demokraci. Kjo rrugë është rruga e zgjedhjeve të parakohshhme, Parlamentit legjitim dhe institucioneve që e zbatojnë ligjin për të gjithë”.

Sipas kreut të opozitës, dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie po i paguajnë shqiptarët në ekonomi, shëndetësi dhe punësim.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi