Reja do të aktivizojë në sulm Uzunin dhe Manajn

Trajneri Edy Reja ka ndryshuar disa lojtarë nga formacioni i ndeshjes me Hungarinë. Ndaj San Marinos nga minuta e parë do të jetë Strakosha, ndërsa risia në mbrojtje është Mihaj.

Në mesfushë shfaqet Laçi dhe kthehet Bare pas pezullimit. Bajrami do të mbështesë dyshen Uzuni-Manaj. Edhe ky i fundit ishte i pezulluar për shkak kartonësh me Hungarinë. Kuqezinjtë do të kenë përballë një nga përfaqësueset më të dobëta në botë, që luan në mbrojtje.

Në sfidën e muajit mars Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në transfertën me San Marinon, por u deshën 63 minuta për të shënuar golin e parë. Te Kombëtarja atmosfera është pozitive pas suksesit me Hungarinë. Shpresat për vendin e dytë në grup janë shtuar dhe duan të tentojnë deri në fund.

Tv Klan