Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, dy trajnerët e komanduar në Kombëtaren Shqiptare, ashtu si edhe ndaj Turqisë do të luajnë me modulin 4-4-2.

Në portë Berisha. Aliji, Gjimshiti, Ismajli dhe Hysaj në mbrojtje. Në mesfushë, në vend të Abrashit rikthehet Ergys Kaçe. Basha dhe Xhaka nuk lëvizin, si dhe është vendosur edhe Eros Grezda.

Duke qenë se Andorra nuk konsiderohet kundërshtar i rrezikshëm, atëherë është menduar të luhet me dy sulmues. Sadiku do të mbështetet nga Uzuni.

Veç Frederik Veselit që ka patur kaviljen e fashuar, të gjithë futbollistët e tjerë gëzojnë formë të mirë fizike.

Lojtarët dhe trajnerët kanë shprehur bindjen se do të kenë sukses në këtë ndeshje duke marrë edhe tre pikëshin e parë në kualifikueset e Europianit.

Tv Klan