Pasuria neto e Elon Musk tani është 115 miliardë dollarë dhe qëndron para CEO-s së Facebook-ut Mark Zuckerberg, në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas Bloomberg.

Rritja e pasurisë së Musk u nxit nga fitimi i madh i aksioneve të Tesla (TSLA) prej 12% që ndodhi të hënën pas ndarjes së aksioneve të Tesla 5-1.

Kjo e bën themeluesin dhe CEO-n e Tesla-s personin e tretë më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg. Në krye të listës qëndron Jeff Bezos dhe Bill Gates.

Pesë miliarderët kryesorë të botës (sipas radhës) janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault, CEO i LVMH në Francë.

Musk është gjithashtu themelues i disa kompanive të tjera duke përfshirë SpaceX, The Boring Company, Hyperloop dhe OpenAI.

Aksionet e Tesla-s tashmë janë rritur rreth 500% në vitin 2020 dhe kompania tani ka vlerën prej rreth 475 miliardë dollarë. /tvklan.al