Mesa duket, ish-bashkëshortja e Travis Barker, Shanna Moakler, po lë pas të kaluarën. Modelja amerikane ka nxjerrë në ankand unazën e saj të fejesës me ish-bashkëshortin Travis Barker. Ajo po bashkëpunon me kompaninë e bizhuterive Worthy për të bërë të mundur shitjen e unazës së saj të diamantit prej 4 karatësh.

“Mendoj se është një pjesë e bukur dhe me të vërtetë ishte unaza ime e ëndrrave. Sidoqoftë, ai kapitull i jetës sime ka mbaruar dhe mbajtja e saj në atë kohë më solli gëzim të madh, shpresoj se do të gjejë një shtëpi të re dhe do të vazhdojë t’i sjellë dikujt aq lumturi sa më solli dikur mua. Është me të vërtetë një unazë ikonë. Shpresoj të shitet për 120 mijë dollarë. Ajo vlente rreth 160 mijë dollarë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se muzikanti Travis Barker dhe Kourtney Kardashian kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Në fillim të vitit Shanna i uroi më të mirat çiftit.

Klan News