Ka dalë në dritë një letër që e ka shkruar një e mbijetuar nga Titaniku, ku përshkruan situatën brenda anijes dhe frikën e saj të madhe. Marion Wright shkroi këtë letër me pesë faqe për të atin të nesërmen pas katastrofës në Prill të 1912.  Ajo gjeti një varkë shpëtimi kur Titaniku u fundos pasi goditi një ajsberg.

Marion, e cila ishte 26 vjeç në atë kohë, shkroi: Ishte e tmerrshme, unë nuk mendoj se do ta harroj kurrë. Unë pashë turmat e njerëzve kur ajo u copëzua në dysh dhe po fundosej me britmat e njerëzve në bord.

Ajo ishte në kabinën e saj kur anija u goditi ajsbergun në Atlantikun verior.

“Unë kam qenë në shtrat rreth 10 minuta kur dëgjova një përplasje të tmerrshme e cila tronditi të gjithë anijen dhe motori ndaloi. Vesha fustanin tim dhe një pallto të trashë, takova mikun tim dhe shkuam në kuvertë për të gjetur arsyen e tronditjes”, ka shkruar Marion tek letra.

Marion lavdëroi pasagjerin Dr Alfred Pain, 24 vjeç, të cilin e kishte njohur nga qyteti i saj i lindjes Yeovil, Somerset. Ata po udhëtonin veçmas, por u takuan në bord dhe Dr Pain u kujdes për të natën e fundosjes, duke e ndihmuar të hipte në një varkë shpëtimi. Ai ishte një nga ata njerëz që vdiqën kur anija u fundos.

“Zemra ime po shkon për të gjithë ata që janë mbytur. Alfredi që më futi në një varkë shpëtimi ishte një njeri kaq i mirë dhe kam frikë”, ishte shprehur ajo.

Marion, e cila ishte duke emigruar në shtetin amerikan të Oregonit për të qenë me të fejuarin e saj, shkroi letrën në anijen e shpëtimit Carpathia. Kjo letër është mbajtur nga të afërmit e saj së bashku me letrat e tjera familjare të asaj kohe. Letra do shitet në ankand në 17 Prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts dhe po presin që ajo të arrijë 6,000 £.

Ankanderi Andreë Aldridge tha se kjo letër është e jashtëzakonshme dhe fjalët e Marion pothuajse i vë njerëzit që e lexojnë në varkën e shpëtimit me të. Marion ishte një pasagjere e klasit të dytë në Titanik, anije e cila u mbyt gjatë udhëtimit të tij të parë nga Southampton për në New York, duke vrarë rreth 1500 njerëz. Ajo vdiq në Oregon në vitin 1965 në moshën 80 vjeç. /tvklan.al