Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë



Del në shitje shtëpia më e shtrenjtë në botë

08:53 17/04/2021

Vila e producentit televiziv Nile Niami kap vlerën e 500 milionë Dollarëve

Në treg kap shifrën e 500 milionë Dollarëve, dhe sipas Daily Star, konsiderohet shtëpia më e shtrenjtë në botë. “The One”, e pagëzuar me këtë emër nga pronari i saj, producenti televiziv Nile Niami tashmë është në shitje.

Shtëpia ka 20 dhoma gjumi, 30 tualete, nje kinema gjigande, një pistë vrapimi, katër pista për bowling e një klub nate, 11 pishina dhe pesë ashensorë. Pamja që ofron është spektalore.

Godina ngrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në lagjen e miliarderëve, Bel Air në Los Angeles. Nile Niami, që tashmë pret ofertën e radhës, ndërkohë i ka treguar ambientet e saj të brendshme yllit të Youtube-it, Michaeal Blakey.

Në një intervistë të vitit të shkuar për mediat amerikane, zotëruesi i saj regjisori Niami tha: “Kur filloi shtëpia, nuk pata asnjë mendim për ta shitur 500 milionë Dollarë, tani ka kaq shumë shitje 3-shifrore në L.A. e në botë dhe çmimi i kërkuar nuk është më i paarsyeshëm”.

Shtëpia e regjisorit  është e shtrirë  në ndërtesa të ndryshme dhe fqinjët e tij janë Jennifer Aniston dhe Elon Musk.

Klan News







Të ngjashme