Më e shtrenjta në botë, kushton 250 mijë dollarë

Një kompani bizhuterish luksi në New York të Shteteve të Bashkuara ka prezantuar maskën më të shtrenjtë në botë. Është me diamante dhe kushton 250 mijë Dollarë ose 212 mijë Euro.

Është krijim i Jacob & Co dhe për realizimin e saj janë përdorur 3.040 diamante me një total prej 73,27 karatësh. Maska peshon 156,9 gramë dhe veshja e saj u bë fillimisht mbi një maskë normale kirurgjikale.

Kompania e krijoi fillimisht si një aksesor unik, por interesi i lartë bëri që ajo të pranojë edhe porosi të personalizuara. Tani që e gjithë bota po përdor maskën për t’u mbrojtur nga Covid-19, Jacob Arabo ka vendosur t’i shtojë gurë të çmuar dhe elegancë asaj që tashmë është bërë pjesë e jetës tonë.

Tv Klan