U dënua me 15 vite burg, do të hetohet në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit në Katania ka liruar nga burgu, Moisi Habilajn që u dënua një vit më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëvë narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Referuar mediave italiane, Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës.

Moisi Habilaj deri në fund të gjykimit do të qëndrojnë në banesën e një të afërmi të tij. Habilaj u dënua vitin e kaluar me 15 vjet dhe 5 muaj burg, me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Në sajë të hetimeve ka rezultuar se grupi kriminal që kryesohej nga Moisi Habilaj kishte trafikuar nga Shqipëria në Itali drogë me vlerë rreth 20 milionë Euro.

Emri i tij është i lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që sipas prokurorisë shqiptare, kanë bashkëpunuar për trafikun e drogës. Por një vit më parë Gjykata e Krimeve të Rënda i rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre.

Në vendimin e arsyetuar të gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga prokuroria, nuk rezulton asnjë fakt që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve.

Tv Klan