Lushnje | Sot rreth orës 17:00, në fshatin Kamçisht 22-vjeçari K. Ll., banues në Zhym, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, R. S., 24 vjeç, banues në Gjazë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i motomjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al