Në Vorë ka dalë rezultati i kutisë së parë. Kujtojmë se në këtë qytet u votua në mënyrë elektronike, e si pasojë rezultati mund të dalë menjëherë.
Pavarësisht se KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që kjo të bëhej të hënën në orën 10:00, komisionerët e njërës qendër votimi e kanë printuar që pas mbylljes së procesit të votimit rezultatin zgjedhor.
Sipas këtij rezultati, në këtë qendër votimi:
PS ka marrë 124 vota;
koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota;
Partia SocialDemokrate, 5 vota;
Partia Mundësia, 4 vota;
Partia Aleanca Kombëtare shqiptare, 2 vota;
Nisma Shqipëria Bëhet, 1 votë./tvklan.al