Mediat greke kanë publikuar momentet e plota nga video e ekzekutimit të biznesmenit australian Janis Makris. 46-vjeçari u vra në rezidencën e tij në Athinë sapo kishte hyrë në makinë.

Një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me pistoletë nga xhami i anës së pasagjerit. Biznesmeni australian doli nga automjeti dhe tentoi të largohej. Por vrasësi iu afrua dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Atentati ndodhi mbrëmjen e 31 Tetorit në kryeqytetin grek. Sipas mediave austrialiane, dyshohet se vrasësi ka qenë shqiptar, vrasës me pagesë.

Shtypi grek shkruan se 46-vjeçari Janis Makris njihej si bosi i mafias në Australi dhe ishte i përfshirë në trafiqe. Prej disa vitesh ai jetonte në Greqi dhe aty nuk rezultonte si person me precedent penal. Nga hetimet e policisë greke dyshohet se Makris mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave të drogës në Athinë. /

tvklan.al