Ky është urdhri që ka firmosur prokurorja Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit ndaj Ervin Salianjit, i cili është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Për shkak se Salianji mban statusin e deputetit, urdhri i është dërguar edhe Kuvendit të Shqipërisë. Të tjera institucione që e kanë marrë urdhrin janë edhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. Kjo e fundit është ngarkuar për arrestimin e Salianjit.

Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohet nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi
Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohej nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi

Po ashtu në shkresë thuhet se Ervin Salianji do ta kryejë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme.

Ndërkohë në orën 13:00, Partia Demokratike ka njoftuar se Ervin Salianji do të mbajë konferencë me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike./tvklan.al