Del urdhri për kontrollorët e huaj në Rinas



Del urdhri për kontrollorët e huaj në Rinas

19:10 09/04/2021

Operatorëve të huaj do t’u njihet e drejta për të punuar në Shqipëri

Kanë ndryshuar procedurat për certifikimin e punonjësve që do të vijnë për të punuar si kontrollorë të trafikut ajror në Rinas, por që operojnë jashtë Shqipërisë. Urdhri i ministres Balluku është botuar sot në Fletoren Zyrtare dhe i hap rrugë punësimit të kontrollorëve të huaj, për të zëvendësuar punonjësit që ndërprenë punën pak ditë më parë.

Sipas dokumentit, do të njihet menjëherë licenca e kontrolloreve të huaj që operojnë jashtë Shqipërisë, nëse është i lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, në përputhje me aneksin e pare të Konventës së Çikagos.

Tv Klan







Të ngjashme