Google ka nxjerrë versionin e fundit të sistemit operativ Android. Bëhet fjalë për Android 10, për të cilin thotë se do të ofrojë më shumë mbrojtje dhe kontroll më të madh mbi të dhënat personale të përdoruesve të kësaj platforme.

Versioni i fundit i Android ka dalë në përdorim disa ditë para publikimit të IOS 13, sistemi i fundit operativ i Apple për iPhone. Versonin e Android 10, Google e ka nxjerrë në përdorim së bashku me celularët e saj smartphone, Pixel.

Android 10 ofron gjithashtu versionin “dark mode”, njësoj si IOS 13. Sistemi operativ Android përdoret nga shumë prodhues të celularëve inteligjentë, duke bërë që përditësimi i sistemit operativ të jetë më i ngadaltë dhe t’u shfaqet me vonesë gjithë përdoruesve të Android, në krahasim me sistemin IOS të Apple.

Megjithatë, Google thotë se është duke punuar që Androi 10 të instalohet tek pajisjes Android brenda këtij viti. /tvklan.al