Del video, zbulohet tradhëtia e Mariah Carey

Del video, zbulohet tradhëtia e Mariah Carey

12:03 14/06/2019

Këngëtarja Mariah Carey mesa duket ka pasur një aferë seksuale gjatë periudhës që ka qenë e fejuar me miliarderin James Packer. Në një video të publikuar nga "Daily Mail", diva 49-vjeçare shfaqet duke i kërcyer në prehër 36-vjeçarit Bryan Tanaka, me të cilin aktualisht është në një lidhje.

Por, marrëdhënia e tyre sekrete ka nisur më herët, para se Carey të ndahej nga i fejuari. Video është realizuar në muajin Mars të vitit 2016 në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, ku këngëtarja ka qenë për një koncert.

Fejesa e Mariah Carey përfundoi në Tetor 2016, pra 7 muaj pasi këngëtarja kishte nisur aferën me 36-vjeçarin. Një burim i ka thënë tabloidid britanik "Daily Mail", se këngëtarja i kërkonte stafit të saj që t'i bënin foto seksi, të cilat ia dërgonte 36-vjeçarit Tanaka. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT