Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Në një reagim thuhet se Nishani dha kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në reagim./tvklan.al