Delegacioni i Komisionit Monitorues të Këshillit të Europës është takuar sot me dy drejtuesit e partive më të mëdha në vendin tonë. Në takimin në selinë rozë, monitoruesit europianë deklaruan se kanë vërejtur shumë ndryshime nga vizita e fundit në Shqipëri. Përsa u përket zgjedhjeve lokale ata nënvizuan domosdoshmërinë e vendosjes së dialogut mes forcave politike gjë e cila kërkon vullnetin e pozitës dhe të opozitës.

Sipas tyre duhet të punohet për të bindur Partinë Demokratike të pranojë Kushtetutën që të ecet përpara. Pikërisht në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike delegacioni i këshillit të Europës kërkuan të dinë rreth qëndrimit të kësaj partie ndaj Kushtetutës si dhe kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me ish drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike.

Ndërsa për Kushtetutën Berisha tha se është thjesht një letër e djegur ndërsa për reformatorët një shpresë pasi ata zgjodhën vetëpërjashtimin. Zoti Pollo në Këshillin e Europës deklaroi Berisha përfaqëson Partinë Socialiste dhe jo më atë Demokratike. Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale kreu demokrat tha se opozita është përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja.

Nuk e kuptoj tha ai se pse opozita duhet të ishte pjesë e vendimmarrjes 4 vjet më parë ndërsa sot përjashtohet. Po sot delegacioni i Komisionit Monitorues të Këshillit të Europës është takuar dhe me përfaqësues të reformatorëve të Partisë Demokratike./tvklan.al

Gazetare : Ornela Bego