Të martën zhvillohen takimet për zgjedhjen e krizës

Me nderimet më të larta shtetërore, paradë ushtarake, vendosjen e luleve para zjarrit të përjetshëm të heroit të panjohur, njohjen e ndërsjellë dhe përgatitje për seancën e nesërme të përbashkët, sot 14 Ministra nga Maqedonia e Veriut u pritën nga delegacioni qeveritar bullgar me numër të njëjtë dhe nga Kryeministri Kiril Petkov.

Kjo është vizitë kthyese, vetëm një javë pas vizitës së Petkovit në Shkup, kur u arrit marrëveshje për dinamikë të re të negociatave për besim të ndërsjellë dhe zhbllokim të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Be-në.

Nesër duhet të nënshkruhen disa memorandume, ta shohim si do të ec puna.

Sot takim zyrtar patën Ministrat e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska. Në njoftimin e kabinetit të Osmanit theksohet se të dy janë të kënaqur nga intensifikimi i dialogut.

“Ata e përshëndetën iniciativën për formimin e grupeve të punës për sektorë të posaçëm si mjet për përmirësimin e dialogut politik dhe instrument për identifikimin dhe shfrytëzimin e përfitimeve praktike nga bashkëpunimi më aktiv në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

Mediat bullgare pak para konferencës së nesërme të përbashkët qeveritare, përcjellin edhe opinione të dyshimta të ekspertëve. Në mes tjerash, edhe vlerësimin se me formimin e katër komisioneve të punës në fakt i bëhet presion komisionit historik, ku ka dallime më të mëdha. Përkatësisht se edhe në qoftë se zgjidhen çështjet në fushën e ekonomisë dhe të infrastrukturës, në fund sërish do të mbeten problemet më të mëdha rreth historisë.

Klan Macedonia