Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tirana u shpreh se Ukraina ka nevojë për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar.
Zelensky, duke u ndalur tek takimi i Stambollit, mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë e ka quajtur këtë të fundit një teatër, pasi delegacioni ishte i një niveli të ulët.
Presidenti ukrainas gjithashtu kërkoi lirimin e pengjeve të mbajtur nga Rusia, teksa në fund të fjalës së tij theksoi edhe rëndësinë e SHBA në vendosjen e paqes në Ukrainë.
“Faleminderit që na keni pritur në një vend që beson tek Europa dhe vazhdon të punojë për të ardhmen e vendit te vet në Europë. E vlerësoj faktin që e shikojmë njësoj situatën, që kjo luftë duhet të përfundojë, që Ukraina ka nevojë për paqen dhe paqja në Europë varet nëse Ukraina do ta marrë atë. Ju e dini që në këtë javë patëm mundësinë që nëse do të ndërmernim hapa për të mbyllur luftën nëse Putini nuk do të kishte frikë të vinte në Turqi. Unë isha aty i gatshëm për një takim të drejtëpërdrejtë me Putin dhe jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur të gjitha çështje e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asnjë gjë dhe delegacioni ishte i një niveli të ulët dhe asnjë prej tyre nuk mund të merrnin vendime në Rusi. Unë dërgova një ekip në Stamboll që udhëhiqej nga ministri i Mbrojtjes së Ukrainës. Të paktën për të parë nëse rusët do të arrinin për të vendosur ndonjë gjë.
Përparësia jonë numër një është për tu arritur një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe të drejtë sepse vrasjet duhet të marrin fund dhe nëse përfaqësuesit nuk do të bijen dakord atëherë është e qartë që Putini vazhdon të minojë demokracinë dhe duhet që ne të arrijmë një rezultat.
Siç e pame në dje Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz si në 2022 dhe tregoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe po bëjnë gjithçka të mundur që takimin e Stambolit ta kthejnë në një proces bosh dhe të inskenuar. Nuk jemi ne apo udhëheqësit e perëndimit që po i minojmë negociata, por janë rusët që kanë dërguar kokëbosha në këto takime. Ajo që shikojmë në delegacionin rus është thjeshtë teatër dhe bota duhet të reagojë me sanksione kundër sektorit të energjisë dhe bankave të tyre. Ukraina është e gatshme për të marrë të gjithë hapat dhe duhet t’i japim fund vrasjeve.
Së dyti ne duhet të arrijmë një nivel minimal besimi në negociata, duke liruar të burgosurit e luftës dhe duke liruar Rusia të gjithë pengjet civil që ka.
Së treti ne duhet të përkufizojmë çështjet që duhet të zgjidhen në nivel udhëheqje dhe jo më poshtë.
Së katërti ne kemi filluar të ndërtojmë një arkitekturë të re sigurie për Ukrainën dhe të gjithë Europën dhe besoj se të gjithë ata që janë këtu e dinë që tashmë ka ardhur koha që të marrim disa hapa praktikë.
Së pesti SHBA, Presidenti Trump dëshiron t’i japë fund luftës dhe ne duhet të qëndrojmë me ta sepse mbështetja e SHBA është thelbësore dhe është e rëndësishme që të punojmë së bashku që kjo gjë të arrihet, thotë presidenti Zelensky.
/tvklan.al