Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shteti shqiptar ka ngritur zërin në samitin e Zgrebit në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Ballkan. Delegacioni shqiptar ka kërkuar, krijimin e një zone të shkëmbimit të lirë në rajon, duke nxitur një legjislacion të përbashkët fiskal, bashkimin e doganave, harmonizimin e taksave mbi vlerën e shtuar. Këto hapa do të ndikonin në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

Shqipëria ka kërkuar mbështetje për reformat, ndërkohë që grupi i posaçëm në Bashkimin Europian do të ndjek përmbushjen e detyrimeve për asocimin në këtë organizëm. Nisur nga roli i Shqipërisë në krizën kosovare, delegacioni shqiptar nënvizoi se është e pajustifikueshme harresa e premtimeve të kryetarëve të shteteve europiane për mbështetje politike dhe ekonomike dhe veçanërisht për marrëveshjen e asocimit dhe stabilizimit me Shqipërinë.

Përsa i përket veprimtarisë së UMNIK-ut në Kososvë, delegacioni shqiptar shprehet se kjo veprimtari rezulton shumë e përshtatshme si zgjidhje kalimtare, megjithatë përpjekjet ndërkombëtare për ndërtimin e institucioneve kosovare, do të kishin dështuar pa pjesëmarrjen e vet kosovarëve në këtë proces. Pas zgjedhjeve të lira vendore të 28 Tetorit, zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të përbëjnë një gur prove për ecjen e mbarë të popullsisë së Kosovës drejt demokracisë dhe vetëvendosjes. Delegacioni shqiptar në samitin e Zagrebit përfaqësohet nga Presidenti Mejdani, kryeministri Meta dhe Ministri i Jashtëm Paskla Milo./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame