Kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 Dhjetor

Demokratëve që kërkojë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor i janë bashkuar edhe delegatët e degës nr. 1 në Tiranë.

“Nga 90 delegatë 75 prej tyre kanë firmosur, 70 kanë kërkuar mos u publikohet emri”.

Verifikimi I firmave nga delegatët e degës 1 të kryeqytetit vjen dy ditë pasi në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka u ngjitën edhe anëtarët e degës së Elbasanit.

Sakaq edhe Kryesia e Partisë Demokratike e degës nr. 9 në Tiranë ka vendosur në mënyrë unanime që të njohë vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit, duke e cilësuar ilegjitim thirrjen nga Lulzim Basha të forumit më të lartë drejtues të demokratëve në 18 dhjetor.

Firmat e delegatëve janë verifikuar edhe nga deputeti Agron Shehaj si dhe drejtues të degëve 3, 6 dhe 7 në Tiranë.

Tv Klan