WWF dhe peshkatarët një projekt për shpëtimin e species së rrallë

Peshkatarët të cilët dikur ishin në gjurmim të delfinëve të rrallë rozë të lumenjve tashmë po bashkëpunojnë me studiuesit në xhunglën e Bolivisë Amazon për të siguruar mbijetesën e këtyre specieve.

World Wide Fund for Nature së bashku me Organizatën boliviane Faunagua me ndihmën e teknologjisë avancuar studiuan katër nga delfinët rozë në ujërat e ëmbla të lumit Ichilo. Falë teknologjisë teknologjinë satelitore peshkatarët tashmë janë në gjendje të gjurmojnë delfinët duke përdorur një aplikacion dhe të raportojnë vendndodhjet e tyre.

Vështirësia qëndron në faktin se për delfinët rozë ka pak informacione sa i numrit të tyre dhe habitateve. Por të dhënat nga programi i etiketimit do të ndihmojnë në sigurimin e informacionit jetësor në lidhje me ushqyerjen, sa larg migrojnë dhe kërcënimet me të cilat përballen në Amazonë.

Shefja e World Wide Fund for Nature në Bolivi Lila Sainz vlerëson se mirëqenia e delfinëve reflektohet edhe tek njerëzit, ndërsa për peshkatarët e zonës kjo është një perspektivë e re mbi një specie që prej kohësh ka qenë pre e tyre. Programi i etiketimit është vetëm një mënyrë që kjo ky organizëm shpreson se do të mbrojë më mirë këtë specie delfinësh në zhdukje.

Klan News